Shenimet dhe Vendimet nga takimi i Katërt i Këshillit Ndër-Ministror për Ujërat

Zyra e Kryeministrit – Ured Premijera – Office of the Prime Minister

12 Mars, 2014

Shënimet dhe Vendimet nga Takimi i Katërt i Këshillit Ndërministror për Ujëra (KNMU)

Pjesëmarrës:
•    Bujar Bukoshi, Zëvendëskryeministër, Kryesues i KNMU
•    Ramadan Hasani, Zëvendësministër, Ministria e Zhvillimit Ekonomik
•    Dardan Gashi, Ministër, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor
•    Gëzim Kasapolli. Zëvendësministër, Ministria e Integrimeve Evropiane
•    Marchus Baechler, Drejtor, Zyra Zvicerane për Bashkëpunim (SCO)
•    Baton Begolli, Këshilltar për politika ujore, KNMU
•    Afrim Lajçi, Këshilltar për çështje rregullatore, KNMU
•    Pierre Weber, Lux - Development

Vëzhgues:
•    Bersant Beka, Këshilltar Politik në Kabinetin e ZvKM Bujar Bukoshi
•    Ardiana Efendia – Zhuri, SCO
•    Azra Krasniqi, Këshilltare, MZHE
•    Arbnore Ymeri, Kabineti i ZvKM Bujar Bukoshi
•    Naser Bajraktari, Drejtor ne Departamentin e Ujërave, MMPH


Mirëseardhje nga Kryesuesi
ZvKM Bukoshi hapi takimin dhe i uroj mirëseardhje të gjithë pjesëmarrësve. Ai pastaj vazhdoi me pikat e rendit të ditës. 


1.    Aprovimi i Politikës së Qeverisë për Ujëra
Këshilltari Begolli shpjegoi që dokumenti për politika ujore është një kërkesë e akterëve të sektorit të ujërave që nga viti 2000. Një politikë e tillë është e nevojshme për të drejtuar reformën e sektorit, udhëhequr strategjinë dhe zhvillimin e kornizës legjislative. Dokumentin e kanë shqyrtuar i gjithë komuniteti i donatorëve dhe kanë lobuar për miratim. Programet rajonale për ujëra po ashtu kanë shprehë interes të shohin që Kosova ta miratojë dokumentin meqë me këtë rast do të ishim ndër shtetet e radha, në mos e para në rajon, me një politikë të tillë. Z. Begolli poashtu ceki që zyra ligjore se fundmi ka dhënë një opinion pozitiv për KNMU ku thuhet që ka bazë për të vazhduar me zhvillimin e politikave për ujëra.

Vendim: Aprovohet dokumenti për politika Ujore i Qeverisë, dhe i dorëzohet Kabinetit Qeveritar per miratim.

2.    Raportim për aktivitetin e Grupit Punues për Menaxhimin e Thatësisë
Këshilltari Begolli raportoi duke treguar që janë mbajtur 2 takime të Grupit Punues. Ujësjellësi i Prishtinës ka gjet burime alternative, sot është kërkuar nga KRU Prishtina që medoemos ta kyq në hulumtimin e resurseve nëntokësore, MMPH-në dhe Komunën e Prishtinës.Poashtu u kërkua që sidomos në Batllavë të ndërmirren masa për ndërprerjen e shkarkimit të ujërave të zeza. Komuniteti i donatorëve (KfW) kanë pas në interes ndërtimin e një fabrike për trajtimin e ujërave të zeza, per fshatin Orllan, mirëpo kanë pasi  kusht që të ndërpriten vendbanimet shtesë të cilat në ndërkohë janë shtu, prandaj edhe KfW janë terhequr nga ai projekt.
 Ministri Gashi kerkoi nga KNMU dhe ZvKM të propozojnë në mbledhjen e radhës së Qeverisë nje vendim me te cilin kalohen kompetencat e Komunes tek MMPH në menyrë që të marrim masa menjëherë (Sikurse ne rastin e Prizrenit).
Poashtu Z. Begolli përmendi edhe çështjen e shimatësve, ku kemi kërkuar që ujësjellësit te pajisen me shimatës dhe jemi pajtuar për këtë, mirëpo IHK po instiston qe shimatësit e vjetër (65 sosh) nëpër fshatra, për shkak të nje meditje mujore te cilat nuk jane paguar nuk po lëshohen.
Ministri Gashi tha që do të shikoj të bëjë një zgjidhje për këtë çështje.
Z. Begolli pastaj raportoi per ujesjellesin i cili ka gjetur burime alternative (ne Llukar dhe Germi jane leshuar puset), të enjten do të lëshohet gypi i cili e mbush Badovcin, i cili paraprakisht do te testohet nga IKSHP për cilësi. Ne takimin e fundit te GP po ashtu u kerkua qe te formohet nje nengrup per te zgjidhur problemin e ujit ne shkolla dhe çerdhe pa krijuar ndonje panike tek qytetaret. Kemi marr nje raport nga departamenti i ujerave i cili tregon saktesisht ku ka probleme ne kanalin e Iber-Lepencit (qofte ne shkarkimin e ujerave te zeza apo te mbeturinave). Ky raport i eshte dhene MZHE i cili e dergon tek Iber Lepenci dhe grupi punues i cili mirret me kete ceshtje.
ZvKM pyeti a jane duke u bere hulumtime per burime alternative! Z. Begolli tha qe jane duke u bere shpime, dhe gjithashtu per burime afatgjate jane duke punuar me MMPH dhe Komunen e Prishtines.
ZvM Hasani pyeti per gjendjen ne Gjilan. Keshilltari Begolli theksoi se edhe pse ne liqenin e Perlepnices nuk ka mjaft uje, ata kane siguruar uje permes resurseve alternative me mbulueshmeri te nevojave rreth 60-70% te qytetit ne pergjithesi. Jane disa burime te reja dhe disa qe kane qene e jane riaktivizuar me rastin e thatësisë.

3.    Strategjia për integrimin e sistemeve rurale të ujësjellësit në kompanitë rajonale te ujit
Keshilltari Lajçi raportoi qe ne sot ne Kosove i kemi rreth 207 fshatra (200 mije banore) te cilat nuk menaxhohen nha Kompanite Rajonale te Ujesjellesit. Keto sisteme jane ne gjendje te keqe dhe keshtu eshte rekomanduar qe keto sisteme te sillen nen autoritetin menaxhues te KRU-ve, si zgjidhja me e mire qe do te siguronte sherbime me cilesore per banoret e ketyre zonave si dhe qendrueshmeri afatgjate te ketyre sistemeve.
Ne kete kontekst, sekretariati i KNMU ka hartuar nje draft strategji per integrimin e ketyre sistemeve ne KRU, dhe propozimi eshte qe kjo draft strategji te finalizohet dhe te aprovohet.
ZvKM pyeti sa kohe duhet per finalizim te ketij drafti. Z. Lajçi ceki qe ne takimin e radhes te KNMU do te jete e gatshme per aprovim.

ZvM Hasani informoi per rastin e ndarjes se Kaçanikut, Elez Hanit, Deçanit dhe Shterpces. Ministria ka marre persiper qe te organizoj nje takim dhe aktivitet me keto Komuna (Ferizaj, Kaçanik dhe Elez Han) ku te gjithe kane deklaruar se do te inkorporohen ne Bifurkacion. Kemi marre nje shkrese aprovimi me shkrim nga Kaçaniku, ndersa Elez Hani ka deklaruar se ata do te veprojne varesisht nga Kaçaniku. Nje denim i eshte shqiptuar Kaçanikut dhe Shterpces, por Shterpca nuk ka asnje reagim, ku me kete te fundit duhet nje angazhim shtese. Komunat e reja kane dhene nje pajtueshmeri per konsolidim ne KRU perkatese.
ZvKM Bukoshi shtoi se do te presin raport nga MZHE per situaten ne vazhdim.

4.    Çështje të tjera
ZvKM permbylli takimin duke falenderuar te gjithe per pjesemarrjen.