Shenimet dhe Vendimet nga takimi i Tretë i Këshillit Ndër-Ministror për Ujërat

Zyra e Kryeministrit – Ured Premijera – Office of the Prime Minister

05 Shkurt, 2014

Shënimet dhe Vendimet nga Takimi i Tretë i Këshillit Ndërministror për Ujëra (KNMU)

Pjesëmarrës:
•    Bujar Bukoshi, Zëvendëskryeministër, Kryesues i KNMU
•    Fadil Ismajli, Ministër, Ministria e Zhvillimit Ekonomik
•    Shpëtim Rudi, Zëvendësministër, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor
•    Gëzim Kasapolli. Zëvendësministër, Ministria e Integrimeve Evropiane
•    Marchus Baechler, Drejtor, Zyra Zvicerane për Bashkëpunim (SCO)
•    Baton Begolli, Këshilltar për politika ujore, KNMU
•    Afrim Lajçi, Këshilltar për çështje rregullatore, KNMU

Vëzhgues:
•    Naser Bajraktari, Drejtor ne Departamentin e Ujërave, MMPH
•    Bersant Beka, Këshilltar Politik në Kabinetin e ZvKM Bujar Bukoshi

Mirëseardhje nga Kryesuesi
ZvKM Bukoshi hapi takimin dhe i uroj mirëseardhje të gjithë pjesëmarrësve. Ai pastaj vazhdoi me pikat e rendit të ditës. 


1.    Aprovimi i Rregullores së Punës së Këshillit
ZvKMBukoshi njoftoi se rregullorja se punës së KNMU ishte përpiluar mepëkrahje të zyrës ligjore. MMPH kishte dërguar me vonesë disa komente,të cilat u prezantuan nga drejtori i departamentit të ujërave, NaserBajraktari, në emër të MMPH-së.
Z. Bajraktari propozoi të hiqen Nenet2 dhe 3, me arsyetimin se janë të rregulluara me ligjin e ujërave; dhenenet 5, 6 dhe 15 të ndryshohen. Pas një debatit nga pjesëmarrësit,propozimet u kundërshtuan nga Ministri Ismajli dhe ZëvendësministriKasapolli.  Anëtarët vendosën që i vetmi ndryshim të jetë heqja e neni15.4 “Sekretariati do të përkrahet nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim(sipas Marrëveshjës me Qeverinë e Republikës së Kosovës) deri në fund tëviti 2017”, meqë kjo çështje është e rregulluar me Marrëveshjen mesQeverisë dhe Ambasadës Zvicerane.


Vendim: Aprovohetrregullorja e punës së Këshillit Ndërministror për Ujëra me ndryshimin evetëm të heqjes së nenit 15.4, si dhe i përcjellët Qeverisë përmiratim.


2.    Aprovimi i politikës së Qeverisë për ujëra
KëshilltariBegolli shpjegoi që dokumenti për politika ujore është një kërkesë eakterëve të sektorit të ujërave që nga viti 2000. Një politikë e tillëështë e nevojshme për të drejtuar reformën e sektorit, udhëhequrstrategjinë dhe zhvillimin e kornizës legjislative.  Drafti ekziston ngatetori 2011 dhe ishte dërguar për miratim nga ish Kryesuesja e TaskForcës, ish-Zëvendëskryeministrja Kusari Lila. Dokumentin e kanëshqyrtuar i gjithë komuniteti i donatorëve dhe kanë lobuar për miratim.Programet rajonale për ujëra po ashtu kanë shprehë interes të shohin qëKosova ta miratojë dokumentin meqë me këtë rast do të ishim ndër shtetete radha, në mos e para në rajon, me një politikë të tillë. Meqenësepërgjegjësitë institucionale dallojnë, p.sh. MMPH është përgjegjësevetëm për resurse ujore, MZHE për shërbime ujore, MSh për cilësinë eujit, etj. nevojitet një politikë e konsoliduar për Qeverinë.Gjithashtu, Kryeministri me një shkëmbim me Ambasadoren Zvicerane dhepërmes saj me komunitetin e donatorëve të sektorit ka njoftuar përmiratim të shpejtë (letra ka qenë me datë 19 shtator 2013). Situataaktuale e thatësisë e bënë këtë politikë edhe më të nevojshme, dukesiguruar popullatën se Qeveria është proaktive në këtë sektor.
Z.Bajraktari, në emër të MMPH-së, propozoi të ndërrohet titulli i këtijdokumenti, si p.sh. Objektivat  e  Qeverisë për fushën e ujërave, ose tëngjashme.
Ministri Ismajli tha që Qeveria nuk merret me realizimin eobjektivave, Qeveria bën politika, kështu që edhe KNMU do të happlatforma dhe opsione politike strategjike.
Pas një debati në mes tëanëtareve lidhur me Dokumentin për Politika Ujore, Ministri Ismajlipropozoj që të thirret një mbledhje e jashtëzakonshme për këtë pikë. Tëgjithë u pajtuan.


Vendim: Këshilli Ndërministror do të shqyrton Politikën e Qeverisë për Ujëra në një mbledhje të jashtëzakonshme.


3.    Menaxhimi i krizës së Thatësisë
MinistriIsmajli sqaroi se Situata në liqenet e Batllavës, Badovcit dhePërlepnicës nuk është fare e mire. Sasia e ujit që mund të shfrytëzohetnga Batllava është 8 milion m3, ndërsa nga Badovci vetëm edhe 2.7 milionm3. Me këto kapacitete aktuale të shpërndarjes, ka ujë vetëm edhe për4-5 muaj përkatësisht. Ndërsa liqeni i Përlepnicës ka ujë për 1 muaj posnëse nuk zvogëlohet ashpërsisht shfrytëzimi i ujit. MZHE ka pas disatakime radhazi me KRU Prishtina dhe është kërkuar të përgatitet një planemergjent për tejkalimin e situatës. Plani është i gatshëm dhe do tëshpërndahet me anëtarët e KNMU. Plani parasheh investime afatshkurta,afatmesme dhe afatgjata. Plani afatshkurtë është aktivizuar përmeskampanjave nëpër media dhe ka vazhdu me angazhim të ujësjellësit të IbërLepenci, dhe është vepru në disa pikë: rregullimi i orarit shtesë tëreduktimit, zvogëlimi i masës së prodhimit të ujit, hetimi ikeqpërdorimeve në bashkëpunim me komunën dhe inspektoratin, etj. Tëgjithë kryetarët e Komunave të cilat preken nga kjo krizë janë angazhuarpër këtë çështje.
Sa i përket Përlepnicës, gjendja është shumë më erëndë. Ka zvogëlim të sasisë së ujit, niveli në akumulacion është 13.85m(apo 16.5m nën nivelin max të ujit), që do të thotë kjo gjendje eliqenit mund të siguroj ujë vetëm edhe për 1 muaj. Nga ujësjellësi iGjilanit nuk është pranuar akoma ndonjë plan emergjent për tejkalimin esituatës.
- Z. Bajraktari shtoi që në Kosovë nuk ka thatësi, sepsep.sh. në Radoniq ka më shumë prurje. Te rasti i Prishtinës theksoi seproblemi është në humbje të ujit. Ai pastaj  propozoi që në grupin e  propozuar të shtohet edhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dheZhvillimit Rural sepse ata bëjnë shpime për ujëra nëntokësore andajmunden me rekomandu burime që mund t’i marrim në shfrytëzim për tëtejkaluar këtë gjendje. 


Vendim:
KNMU themelon grupinpunues të udhëhequr nga Sekretariati i Këshillit dhe i përbërë nga KRUPrishtina, KRU Hidromorava, NjPM (MZHE), Divizioni për Politika iDepartamentit të Ujërave (MMPH), Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave(MPB), MBPZHR, Komuna e Prishtinës, komunat tjera të prekura dhekomuniteti i donatorëve që do të:
o    Analizojë situatën
o    Shqyrtojë propozimet për transferimin e ujit nga Ujmani në Badovc;zhvillimin e burimeve alternative dhe shkarkimin e disa zonave tëshërbimit nga varësia e liqeneve; zbatimin e kornizës për menaxhimin ethatësisë të hartuar nga Task Forca e Ujërave; hartimin e planeve tëmenaxhimit të thatësisë në KRU-të; vendosjen e sistemit tëparalajmërimit të hershëm; sensibilizimin e konsumatorëve për përdorimracional; shtimin e kontrollit të keqpërdorimeve; pastrimin e zonaveujore të thara; gatishmërinë për reagim në rast të eskalimit tësituatës.
o    Informojë Këshillin dhe Qeverinë për gjendjen dhe masat.
o    Propozojë dhe ndërmerr masat politike dhe teknike për menaxhimin dhe tejkalimin e situatës

4.    Kompletimi i Procesit të Konsolidimit të Kompanive Rajonale te Ujit (KRU)
MinistriIsmajli mori fjalën duke thënë që vendimi i Qeverisë 06/18, i datës08.06.2011, ka kërkuar që Deçani dhe Kaçaniku të kthehen në kompanitëregjionale nga të cilat kanë dalë, ku pika 2 është implementuar, dheDeçani i është bashkëngjitë KRU-së përkatëse. Edhe pika 3 pothuajseështë finalizuar, pasi që është arritur marrëveshja që Kaçaniku t’ibashkëngjitet KRU-së përkatëse. Zëvendësministri Rudi pyeti për 10Komunat e tjera, se a do të integrohen edhe ato në KRU. Ministri Ismajliu përgjigj duke thënë që për këtë çështje është marr obligim prejnjësisë tonë (MZHE) edhe prej Bifurkacionit ku do të punohet meKryetarin e Komunës së Shtërpcës që të inkorporohet në kuadër të KRU-sëpërkatëse, ndërsa për Komunat tjera kemi bashkëpunim me donatorët,përkatësisht Zyrën Zvicerane ku janë angazhuar që në fazën 5 do tëndihmojnë me investime në mënyrë që edhe këto të inkorporohen në kuadërtë ujësjellësve. Një angazhim të madh për këtë çështje, e kanë jap edheZyra e Rregullatorit të Ujërave.
Këshilltari Lajçi mori fjalën dukethënë se janë dhjete ujësjellës komunal që aktualisht janë jashtë KRU-vedhe prandaj propozohet që KNMU të themelojë  një grup punues përzbatimin e Vendimit të Qeverisë për kompletimin e konsolidimit tëKRU-ve, i cili do të udhëhiqej nga Sekretariati i KNMU, dhe i përbërënga përfaqësuesit e Njësisë për Politika dhe Monitorim të NP e MZHE,Departamenti Ligjor dhe për Monitorim të Komunave i MAPL-së, dhe ZyraRregullatore për Ujë dhe kanalizim, dhe ky grup punues pasi ta përfundojkonsolidimin, të pushoj së vepruari.
Z. Bajraktari propozoi që tëobligohen edhe Kuvendet Komunale për përkrahjen e kësaj çështje, sidomospër konsolidimin e ujësjellësve rural në KRU. Z. Lajçi tha që pajtohetplotësisht me mendimin e Z. Bajraktari, pasi që janë rreth 200ujësjellës rural të financuar nga donatorët kryesisht, dhe të cilat janëjashtë menaxhimit të kompanive prandaj edhe shumica e tyre janëdegraduar sa që janë jo-funksional. Mirëpo për këtë çështje ështëhartuar një strategji e integrimit të ujësjellësve rural, dhe këtëdokument po planifikojmë të kontribuojmë që këta ujësjellës tërehabilitohen dhe pastaj të integrohen në KRU, sepse integrimi ështëmënyra e vetme për qëndrueshmërinë e këtyre Ujësjellësve Rural.
MinistriIsmajli theksoi se është me rëndësi të vihet një objektivë p.sh. kur,në cilin vit do të mund të arrijmë të realizojmë që në Kosovë t’i keminën kontroll të gjithë ujësjellësit, dhe është me rëndësi që nga 7kompani ekzistuese që janë, të bëhen 4 KRU, ku sigurisht do të ketëzvogëlim të shpenzimeve të panevojshme, por edhe shtohet kontrolli mbiujin.

5.    Zbatimi i Udhëzimit Administrativ Për Cilësine e Ujit të Pijes
KëshilltariLajçi mori fjalën duke treguar se ekziston një Udhëzim Administrativ inxjerr nga Qeveria e Kosoves, ku ky UA ka bërë transpozimin e DirektivësEvropiane për cilësinë e ujit të pijes, mirëpo nuk është zbatuar fare.Me këtë UA parashihen 3 shtylla:
- Hartimi dhe aprovimi i standardeve teknike dhe rregulloreve,
- Monitorimi i brendshëm i cilësisë së ujit,
- Monitorimi i jashtëm dhe raportimi për Qeverinë dhe KE.
Meqëllim që e gjithë kjo problematikë të trajtohet dhe të ndiqet për sëafërmi, KNMU-së iu propozua që të krijohet një grup punuesndër-institucional, të përbërë nga IKSHP, Zyra Rregullatore për Ujë dheKanalizim, MTI, MMPH.
Ministri Ismajli kërkoi që si KNMU mos të lëshohemi në nivelet që nuk janë në kompetenca tona të plota.

6.    Çështje të tjera
ZëvendësministriKasapolli paraqiti shqetësimin e tij në lidhje me takimin, pasi qëanëtarët tjerë nuk kishin pranuar komentet për rregulloren e punës.Ndërhyrjet po bien ndesh me njëra tjetrën duke mos mundur të zgjidhetasnjë çështje, siç ishte rasti për politikën e ujërave. Propozoi që përtakimin e ardhshëm të informohen së pari dhe të marrin përsipërkompetencat që ju takojnë. Të njëjtit mendim ishin edheZëvendëskryeministri Bukoshi dhe Ministri Ismajli.