Shenimet dhe Vendimet nga takimi i Dytë i Këshillit Ndër-Ministror për Ujërat (KNMU)

Zyra e Kryeministrit – Ured Premijera – Office of the Prime Minister


11 Dhjetor 2013


Shënimet dhe Vendimet nga Takimi i Dytë i Këshillit Ndërministror për Ujëra (KNMU)

Pjesëmarrës:
•    Bujar Bukoshi, Zëvendëskryeministër, Kryesues i KNMU
•    Shpëtim Rudi, Zëvendësministër, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor
•    Ramadan Hasani, Zëvendësministër,  Ministria e Zhvillimit Ekonomik
•    Gëzim Kasapolli. Zëvendësministër, Ministria e Integrimeve Evropiane
•    Marchus Baechler, Drejtor, Zyra Zvicerane për Bashkëpunim (SCO)
•    Ardiana Efendija-Zhuri, Menaxhere e Programit, Zyra Zvicerane për Bashkëpunim
•    Afrim Lajçi, Këshilltar për Shërbime të Ujit (KSHU), Task Forca e Ujërave


Vëzhgues:
•    Bersant Beka, Këshilltar Politik në Kabinetin e ZvKM Bujar Bukoshi
•    Besnik Baholli, Keshilltar Politik në Kabinetin e MMPH



•    Mirëseardhje nga Kryesuesi
ZvKM Bukoshi hapi takimin dhe i uroj mirëseardhje te gjithë pjesëmarrësve. Ai pastaj vazhdoi me pikat e rendit te ditës. 


1.    Gjendja ne strategjinë shtetërore te ujerave
ZvKM Bukoshi tha se strategjia shtetërore për ujera është dokument i rëndësishëm për menaxhimin e ujerave ne Kosove, i bazuar ne Ligjin per Ujera, i cili hartohet nga MMPH për një periudhe 20 vjeçare dhe aprovohet nga Kuvendi i Kosovës. MMPH me mbështetjen e konsultantit te financuar nga BE, ka filluar hartimin e strategjisë e cila ka pas disa ngecje dhe vështirësi, mirëpo drafti i pare është përgatitur. Ai pastaj ja jep fjalën ZvM Rudit.
-    Z. Rudi (MMPH) informoj se sa i përket strategjisë se ujerave ne nivel shtetëror, drafti i pare, final do te nxirët nesër qe ti dorëzohet komitetit. Ky dokument duhet te zbatohet ne direktiva kornize për ujera e parapare sipas BE. PO ashtu është bere edhe përgatitja e parapare e menaxhimit te pellgjeve lumore, qe te përshkruhet një harte e drejte e arritjeve te objektiveve mjedisore (gjithmonë sipas direktivave kornize te BE-se). Ndërsa drafti i dyte edhe ne përpunim e sipër.
-    Marchus Beachler (SDC) – Falënderoi ZvKM. Sa i përket KNMU dje është nënshkruar një marrëveshje përkrahjeje me z. Kryeministër dhe Qeverinë Zvicerane, e cila do te zgjat 2 vjet si fillim dhe pastaj 1+1 (gjithsej 4 vite). Sa i përket përkrahjes ne sektorin e ujerave, Qeveria Zvicerane ka një projekt i cili është ne përkrahje te zonave rurale me ujë dhe kanalizim, projekt për te cilin kemi gjetur mbështetje nga Qeveria e Kosovës, Ministria e Financave, vlera e te cilit projekt do te jete 21 milion franga zvicerane. Qëllimi i këtij projekti është mbulueshmëri, ngritja e qasjes se ujit te pijes nga 60% ne 80%. Projekti do te jete 4 vjeçar, implementuesit janë përzgjedhur, dhe puna do te filloj ne Janar.
Sa i përket sektorit te ujerave te ndotura, vlen te theksohet qe tash për tash është vetëm nje fabrike për trajtimin e këtyre ujerave ne Skenderaj. Projekti ne Prizren është ne formën me te avancuar te implementimit, ndërsa ne Gjakove nga Qeveria Zvicerane janë lëshuar fondet dhe do te shkojmë me tutje, kurse ne Peje se shpejti do te sigurohen fondet. Ne Ferizaj dhe Gjilan janë hartuar studimet e fizibilitetit nga KfW. Për te gjitha këto projekte do te ketë marrëveshje te caktuara me MZHE e cila do ti përcjell zhvillimet më tutje.
Z. Baechler theksoi se ne kuadër te strategjisë se ujerave eshte hartuar edhe Dokumenti per Politika Ujore e cila është e finalizuar, dhe kërkoi nga ZvKM Bukoshi qe ta shqyrtoi këtë çështje për aprovimin (adoptimin) e këtij dokumenti nga ana e Qeverise.
Ai shtoi se dje është mbajtur një takim i donatoreve e udhëhequr nga MIE, dhe sa i përket sektorit te ujerave ai është vetëm nën sektor i mjedisit.

2.    Aktet Normative te Këshillit Nder-ministror Për Ujëra
-    ZvKM Bukoshi tha se KNMU eshte formuar na baze te Ligjit per Ujera, I cili ligj thot se duhet te nxirret nje rregullore pune. Zyra ligjore ka punuar rreth kesaj rregullore, e cila do te diskutohet ne takimin e radhes, dhe pas aprovimit te te gjitheve do te dergohet per miratim ne Kabinet.

3.    Formimi i Grupeve Punuese
-    ZvKM Bukoshi tha se pajtohet me idenë e formimit te grupeve punuese për çështje specifike te sektorit te ujerave duke besuar se ne këtë mënyrë shtohet fokusi ne çështje te veçanta. Prioritete janë:
a)    Përmbushja e detyrimeve qe dalin nga Ligji per Ujerat
b)    Kompletimi dhe Zbatimi i dokumenteve strategjike
c)    Zbatimi i UA për cilësinë e ujit te pijes
d)    Trajtimi i ujerave te ndotura
e)    Përmirësimi i kuadrit institucional dhe rregullator ne fushën e shërbimeve te ujësjellësit dhe kanalizimit

4.    Te ndryshme
-    ZvKM Bukoshi pyeti zM. Rudi për shfrytëzimin e ujerave komerciale, si rregullohet kjo.
Z. Rudi u përgjigj qe këtë çështje shume qartë e precizon Udhëzimi Administrativ, dhe përgjegjëse është MMPH. Është formuar një grup punues nga sekretari i MMPH te cilët janë pajtuar qe ti ulin taksat.
ZvKM Bukoshi po ashtu foli për vendimin për çështjen e zhavorrit e cila ishte 1-2 vjeçare, dhe propozoj qe ky vendim te behet permanent.
-    Afrim Lajçi edhe një here theksoi ne lidhje me Dokumentin për Politika Ujore e hartuar nga Task Forca e Ujerave, qe është me rëndësi te veçantë te adaptohet ky dokument nga ana e Qeverise. Ai po ashtu ceki qe është një afat i shkurte kohor për përmbushjen e akteve ligjore qe dalin nga Ligji për Ujera prandaj duhet te punohet shume dhe është me rëndësi themelimi i autoritetit te rajonit te pellgjeve lumore si një institucion i cili duhet te prodhoj plane për menaxhimin e pellgjeve lumore qe është e parapare me direktivën kornize te BE-se për ujera.
ZvKM përfundoj takimin dhe edhe njëherë ne fund falënderoi Zyrën Zvicerane si një prej donatoreve qe e kane mbështetë Qeverinë rregullisht.