Shënimet dhe Vendimet nga Takimi i Pestë i Task Forcës së Ujërave (TFU)

02 nëntor 2011

Pjesëmarrës:

  • Bujar Bukoshi, Zëvendës Kryeministër, Kryesues i TFU
  • Slobodan Petrovic, Ministër, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal
  • Gani Koci, Zëvendës Ministër,  Ministria e Zhvillimit Ekonomik
  • Markus Baechler, Zëvendës Drejtor, Zyra Zvicerane për Bashkëpunim (SCO)
  • Premtim Islami, Koordinator i Projekteve, KfW
  • Baton Begolli, Këshilltar për Politika Ujore, Task Forca e Ujërave


Vëzhgues:

  • Ardiana Efendija-Zhuri, Menaxhere e Programit, Zyra Zvicerane për Bashkëpunim
  • Edmond Gashi, Këshilltar, Kabineti i zv.Kryeministrit Bukoshi
  • Merita Gashi, Këshilltare, Kabineti i zv. Kryeministrit Bukoshi
  • Bersant Beka, Këshilltar, Kabineti i zv. Kryeministrit Bukoshi
  • Jetmir Balaj, Këshilltar, MMPH
  • Besnik Baholli, Këshilltar, MMPH


Nën drejtimin e Zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Bujar Bukoshi, u mbajt takimi i pestë i radhës i Task Forcës së Ujërave, në të cilin u prezantua aprovimi i vendimit për ndalimin e eksploatimit të lumenjve në mbledhjen e Qeverisë, datë 02 nëntor 2011. 

Zëvendëskryeministri Bukoshi thekosi rëndësinë e këtij vendimi me qëllim të mbrojtjes së lumenjve dhe cilësisë së ujërjedhave. Kjo është me rëndësi sidomos pasi që Kosova nuk ka ujë të mjaftueshëm dhe ujërat e Kosovës rrjedhin jashtë kufijve. Me këtë rast, zëvendëskryeministri Bukoshi kërkoi që takimi i rregulltë task forcës të shtyhet për një javë, duke vazhduar me po të njejtën rend të ditës por duke marr parasysh edhe përkrahjen e vendimit që u morr nga Qeveria.

Zëvendëskryeministri Bukoshi theksoi se Task Forca duhet të shërben për përkrahje legjislative dhe harmonizimin me direktivat Evropiane, bashkëpunim me traktatet ndërkombëtare, promovim të bashkëpunimit ndër-institucional, koordinim të veprimeve nga donatorët dhe institucionet në sektorin e ujërave dhe të prioritizojë çështjet. Çështjet e ngritura nga raportin i progresit të Komisionit Evropian do të duhen të trajtohen po ashtu.

Zëvendëskryeministri Bukosh përshëndeti prezencën dhen përkrahjen e Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim dhe donatorëve në përgjithësi.
Zëvendësministri Koci mirëpriti vazhdimin e takimeve të Task Forcës dhe kërkoi një raport përmbledhës për sektorin e ujërave. Këshilltari Begolli do të dërgojë raportin në fjalë.

  • Takimi i ardhshëm mbahet me 09 nëntor, e mërkurë nga ora 15:30 në të njejtin vend..