Shënimet dhe Vendimet nga Takimi i Katërt i Task Forcës së Ujërave (TFU)

16 qershor 2010

Pjesëmarrës:

- Hajredin Kuqi, Zëvendës Kryeministër, Kryesues i TFU
Idriz Vehapi, Zëvendës Ministër, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor
- Raif Elezi, Zëvendës Ministër, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal
- Menderes Ibra, Këshilltar Politik, Ministria e Ekonomisë dhe Financave (MEF)
- Guido Beltrani, Zëvendës Drejtor, Zyra Zvicerane për Bashkëpunim
- Gazmend Selimi, Task Menaxher, Ujëra dhe Mjedis, ECLO
- Driton Qehaja, Koordinator i Task Forcës
- Baton Begolli, Këshilltar për Politika Ujore, Task Forca e Ujërave
- Skënder Agolli, Këshilltar për Ndërmarrje Ujore, Task Forca e Ujërave

Vëzhgues:

- Ardiana Efendija-Zhuri, Zyrtare e Programit, Zyra Zvicerane për Bashkëpunim
- Naser Bajraktari, Drejtor, Departamenti i Ujërave, MMPH
- Nën drejtimin e Zëvendës Kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi, u mbajt takimi i katërt i radhës i Task Forcës së Ujërave, në të cilin është diskutuar për zhvillimin e sektorit të ujërave dhe është shtruar nevoja e përshpejtimit të nxjerrjes së Strategjisë së Ujërave në Kosovë.
Në hapje të takimit zëvendës Kryeministri, Hajredin Kuçi theksoi se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar në rritjen e angazhimeve për administrimin, planifikimin dhe mbrojtjen e resurseve ujore në Republikën e Kosovës dhe shtetet e rajonit.

“Sektori i ujërave është një ndër prioritetet e kësaj qeverie dhe ne jemi shumë të vetëdijshëm për rëndësinë e madhe që kanë resurset ujore, andaj përkrahja në proceset vendim-marrëse për menaxhimin e këtij sektori, do të intensifikohet edhe më tepër në të ardhmen”, pohoi z. Kuçi, duke shtuar se qeveria investimet e veta dhe të donatorëve do t’i orientoj në mbrojtjen e resurseve natyrore, për akumulimin e ujërave nga të reshurat, pastaj riparimin e rrjetit të ujësjellësit dhe ujërave të zeza, të cilat duhet të jenë edhe objektiva të strategjisë për ujërat e Kosovës.

Zëvendëskryeministri Kuçi me këtë rast ka falënderuar donatorët dhe partnerët ndërkombëtarë në veçanti Zyrën për Zhvillim Ndërkombëtar të Zvicrës, për mbështetjen e sektorit të ujërave.

Z. Guido Beltrani, zëvendësdrejtor në Zyrën Zvicerane për Bashkëpunim është shprehur i gatshëm të mbështesë aktivitete e Qeverisë së Kosovës që kanë të bëjnë me sektorin e ujërave.

Po ashtu, Zëvendës Ministri Vehapi përkrahu Task Forcën e Ujërave si një iniciativë që duhet të mbështetet në vazhdimësi. Ai po ashtu theksoi se çështja e ujërave është prioritare dhe u zotua në bashkëpunim dhe bashkëveprim në zgjidhjen e sfidave të këtij sektori.
- Prezantimet mbi pikën e dytë të rendit të ditës – Raportim në ecurinë mbi vendimet e deritanishme të Task Forcës së Ujërave (nga Baton Begolli, këshilltar për politika ujore, KPA)

Këshilltari Begolli njoftoi se në të gjitha vendimet e ndërmarra nga Task Forca ka ecuri, si në vijim:


1. Përmbajtja e Strategjisë së Ujërave: MMPH ka përgatitur një draft përmbajtje të Strategjisë. Kjo do të merret parasysh nga konsulentët e ECLO gjatë hartimit të Strategjisë

2. Konsolidimi i Ndërmarrjeve Publike të ujërave: Draft vendimi është miratuar nga Komisioni i Ministrave për Ndërmarrje Publike. Pritet harmonizimi i një pike me MMPH para dërgimit në Qeveri për aprovim

3. KNMLD (ICPDR): Janë nominuar ekspertët nga MMPH; MPJ po shqyrton mundësinë e përfaqësimit të Kosovës. Nuk ka lëvizje tjetër .

4. Konferenca e Ujërave: Konferenca 2009 është mbajtur dhe rekomandimet janë prezantuar për takimin 2 të TFU-s-. Negociatat për konferencën 2010 kanë filluar me KfW .

5. Korniza ligjore: Raporti është duke u aprovuar. Të gjeturat do të prezantohen në një tryezë të rrumbullakët dhe do të identifikohen çështje për vendim-marrje nga TFU. Propozohet të mbahet një takim i veçantë i TFU mbi këtë.

6. Bashkëpunimi ndër-institucional: Raporti është aprovuar. Hapat e mëtejmë të njëjta me pikën e sipërme .

7. Plani investiv: MMPH me AKZhIE & KPU kanë përgatitur një listë të projekteve prioritare për gjithë sektorin e ujërave. Lista (plani) është duke u finalizuar dhe koordinuar me veprimet e tanishme dhe të planifikuara të donatorëve. Banka Botërore është duke shqyrtuar një plan investiv për Ibër. ECLO do të pason me Strategjinë e Ujërave.

8. Involvimi i sektorit privat: MEF (njësia për PPP), me ndihmën e Këshilltarit për Politika Ujore ka nisur komunikimet me një projekt të USAID rreth mundësisë së bashkëveprimit në përmbushjen e veprimeve të këtij vendimi.

9. Zhvillimi i kapaciteteve: Propozim: Sekretariati i TFU-së të angazhon një konsulentë vendor për realizimin e këtij vendimi. Sekretari Permanent i MMPH mirëpret këtë ndihmë

11. Ri-emërimi i Zyrës për Përkrahje të TFU në Sekretariat të TFU: Është miratuar.

12 -13. Krijimi i portalit dhe shpërndarja e vendimeve: Është bërë. http://www.kryeministri-ks.net/?page=1,161

Diskutimet në këtë pikë të rendit të ditës:


Vendimi 1 - Këshilltari i MEF-it prapë shprehi brengën se vendimi i parë mund të mos ketë qenë i drejtë duke u nisë nga përvojat dhe procedura në përpilimin e strategjisë. Ai kërkoi që hartimi i Strategjisë të mos vonohet deri më 2014 por që të bëhet sa më shpejtë, p.sh fund të vitit, meqë Strategjia është dokument i rëndësishëm dhe bazë në zhvillimin e politikave. Zotëri Selimi (ECLO) theksoi se strategjia do merr kohë në hartim meqë do të ketë nevoja për hulumtime të ndryshme në resurse ujore. Këshilltari Begolli njoftoi se ky vendim ka të bëjë vetëm me përmbajtjen e strategjisë dhe është sponzoruar nga donatorët (ECLO, SIDA dhe BB) të cilët në atë kohë ishin të interesuar për të përkrahur përpilimin e strategjisë dhe dëshironin të dinin se çfarë nënkuptohet me strategji (duke marr parasysh se kishte interpretime të ndryshme në përmbajtjen dhe shtrirjen e strategjisë). Ai po ashtu njoftoi se MMPH ka si dokument udhëzues Strategjinë e Ujërave 2007-2013 (pjesë e Planit Strategjik Zhvillimor të Kosovës 20017-2013) që në një mënyrë paraprinë Strategjinë që pritet të hartohet nga viti 2014, ashtu që nuk do të ketë zbrazëtirë nga ky aspekt.

Vendimi 2 – Zotëri Beltrani mirëpriti njoftimin se Komisioni i Ministrave për Ndërmarrje Publike ka miratuar vendimin e propozuar për konsolidimin e ndërmarrjeve të ujësjellësve publik. A shprehi interesin në emër të donatorëve që kjo të miratohet sa më shpejtë nga Qeveria, duke u nisë nga implikimet që mos-definimi i kompetencave po ka sidomos në komunat e porsaformuara.

Vendimi 9 – Këshilltari Begolli njoftoi se MMPH (respektivisht Sekretari Permanent) ka kërkuar ndihmën e Sekretariatit të TFU-së për të përkrahur zbatimin e këtij vendimi, që përfshin analizën e kuadrove deficitare për sektorin e ujërave, vlerësimi i krijimit të programeve universitare dhe përgatitjen e një programi të bashkëpunimit mes MMPH dhe MAShT që studimet e doktoraturës të shfrytëzohen për studime në sektorin e ujit (për përmbajtjen e vendimit, ju lutem referohuni tek shënimet nga takimi i dytë i TFU-së).

U vendos që:

Sekretariati i TFU-së të angazhojë një konsulentë për të përkrahur këtë detyrë.
- Prezantimet mbi pikën e dytë të rendit të ditës – Raportim në ecurinë mbi vendimet e deritanishme të Task Forcës së Ujërave (nga Skënder Agolli, këshilltar për ndërmarrje ujore, KNU)
Këshilltari Agolli i njoftoi anëtarët e Task Forcës së Ujërave për vendimet e arritura gjer më tani dhe që janë të ndërlidhura me Kompanitë Rajonale të Ujësjellësve, si dhe me ecurinë e aktiviteteve të përfunduara në lidhje me pikat përkatëse:

1. Hartimi dhe Implementimi i Marrëveshjes për Performancë (vendimi nga takimi i 2të i TFU-së):

MEF/NjPM të NP-ve ne bashkëpunim me Këshilltarin për Ndërmarrje Ujore, ZRrUM dhe KRU-të kanë finalizuar Draft Kontratat mbi Performancën dhe të njëjtat do te implementohen nga Janari 2011 duke pasur parasysh se Indikatorët kryesorë të performancës të synuar me këtë kontratë do te jene pjese e Planit te Biznesit i cili do te aprovohet nga Bordet e Drejtoreve para 31 Tetorit 2010.

2. Përgatitja e analizës së nevojshme për politikat sociale te praktikuara jashtë vendit dhe përmbledhjen e opsioneve për subvencionimin e rasteve sociale të diskutuar me MEF, MPMS, SCO dhe KNU.

Ecuria dhe zhvillimet e gjertanishme në lidhje me këtë vendim:
- Këshilltari për Ndërmarrje Ujore/KNU me ka përgatitur dhe dorëzuar aktorëve të lartcekur më datën 03 Qershor, dokumentet si në vijim:
- Analizë lidhur me politikat sociale te praktikuara jashtë vendit (analizë mjaft e detajuar e eksperiencave në 6 shtete të huaja) dhe
- Përmbledhje e disa opsioneve për subvencionimin e kategorisë së rasteve sociale për pagesën e faturave të ujit dhe principet themelore në të cilat do të duhej të mbështetej hartimi i një politike në lidhje me çështjen në fjalë
- KNU më datën 11 Qershor 2010 ka organizuar një tryezë të rrumbullakët, ku bazë për diskutim kanë qenë dokumentet e përgatitura nga Këshilltari për Ndërmarrje Ujore.
- Konkluzionet e arritura me konsensus nga të gjithë pjesëmarrësit gjatë takimit në fjalë janë prezantuar në formë rekomandimi për takimin e 4rt të TFU-së (pas analizës së bërë të 4 opsioneve të përgatitura nga KNU, pjesëmarrësit u dakorduan që rekomandimi për këtë çështje i cili do ti propozohet TFU-së për vendim të bazohet në disa nga parametrat e përdorur në Marrëveshjen e Mirëkuptimit për subvencionimin e rasteve sociale për KEK).

3. Kompletimi i listave të konsumatorëve të kategorisë së rasteve sociale (MEF, MPMS, KNU)

Ecuria dhe zhvillimet e gjertanishme në lidhje me këtë vendim:
- MEF, MPMS, SCO dhe KNU janë dakorduar që MEF si pronare e KRU-ve ti drejtohet përmes një
letre MPMS-së me kërkesë të dhënies në shfrytëzim të listave të kësaj kategorie të konsumatorëve nga ana e KRU-ve (ky rekomandim do ti prezantohet TFU-së për vendim).

4. Analizë në lidhje me gjendjen e sistemeve rurale në Kosovë dhe të sjellë një propozim (identifikimi i fshatrave në të cilat ka apo nuk ka ujësjellës, identifikimi i burimeve, si dhe do të propozohen modalitet për funksionalizimin e tyre).

Ecuria dhe zhvillimet e gjertanishme në lidhje me këtë vendim:
- KNU është në proces e sipër të kompletimit të të dhënave në lidhje me fshatrat të cilat kanë apo nuk kanë ujësjellës.

3. Hartimi i Politikës për rastet sociale (prezantim nga Skënder Agolli, këshilltar për ndërmarrje ujore)
3.1 Rekomandim për hartimin e politikës për subvencionimin e KRU-ve në emër të pagesës së faturave për ujin e konsumuar nga kategoria e rasteve sociale
3.2 Modalitetet për sigurimin e listave të kësaj kategorie të konsumatorëve të cilat do të shfrytëzoheshin nga Kompanitë Rajonale të Ujësjellësve

3.1 Hartimi i politikës për rastet sociale
Pjesëmarrësit në takim u njoftuan me vështirësitë me të cilat ballafaqohen KRU-të për shkak të pamundësisë së inkasimit të mjeteve financiare në emër të pagesës së faturave të ujit nga kategoria e rasteve sociale dhe kjo si rrjedhojë e mungesës së politikës përkatëse. Kërkesa për hartimin e një politike për subvencionimin e KRU-ve në emër të pagesës së faturave për ujin e konsumuar nga kategoria e rasteve sociale bëhet në vazhdimësi nga të gjithë akterët e involvuar në sektorin ujit të pijshëm (MEF/ NJPM të NP-ve, MPMS, i gjithë komuniteti i donatorëve, KRU-të).
Bazuar në përvojat nga jashtë dhe duke marrë parasysh procesin e reformimit të sektorit të ujit të pijshëm në Kosovë, rregullativat ekzistuese do të duhej (preferohet) të plotësohen me politikën e lartpërmendur, sepse kjo në mënyrë direkte do të kontribuonte në rritjen e nivelit të kualitetit të shërbimeve. Sistemet e subvencionimit në parim do të duhej të jenë të qarta në lidhje me objektivat e tyre dhe transparente sa i përket procedurave. Politika e subvencionimit do të duhej të jetë e strukturuar në atë mënyrë që të përmbush objektivat sociale, teknike, dhe/ose ekonomike.

Diskutimet në lidhje me këtë pikë të rendit të ditës-
Zëvendës Ministri i MAPH, Z. Vehapi, deklaroi se në parim pajtohet me hartimin e një politike për subvencionim, mirëpo ka theksuar se kjo metodë do të duhej të përdorej vetëm nëse do të garantonte një ngritje të performancës së KRU-ve e assesi të ndikojë në rritjen e komodotetit të këtyre kompanive. Përfaqësuesi i MEF, Z. Ibra, deklaroi se përkundër arsyeshmërisë për një propozim të tille është vështirë të besohet se do të mund të bëhej subvencionimi i KRU-ve për këtë qëllim.

U vendos që:

Ministria e Ekonomisë dhe Financave në bashkëpunim me Këshilltarin për Ndërmarrje Ujore dhe me akterët tjerë kompetent, të fillojë hartimin e një politike qeveritare për subvencionimin e KRU-ve në emër të pagesës së faturave për ujin e konsumuar nga kategoria e rasteve sociale.

3.2 Modalitetet për sigurimin e listave të kategorisë së rasteve sociale të cilat do të shfrytëzoheshin nga Kompanitë Rajonale të Ujësjellësve
Pjesëmarrësit u njoftuan se realizimi i suksesshëm i politikës për subvencionimin e KRU-ve në emër të
pagesës së faturave për ujin e konsumuar nga kategoria e rasteve sociale domosdoshmërishtë nënkupton edhe sigurimin e listave të konsumatorëve të kategorisë në fjalë.

U vendos që:

Ministria e Ekonomisë dhe Financave si pronare e KRU-ve t’i drejtohet me letër zyrtare Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale me kërkese që MPMS-ja të bëj këmbimin e informatave të veta elektronike me KRU-të në lidhje me konsumatorët që janë në asistencë sociale. Kjo kërkesë e MEF do të duhej t’i drejtohej MPMS-së në një afat sa më të shkurtër kohorë.

Çështje tjera:

- Me kërkesë të Zëvendës Kryeministrit u vendosë që të caktohet një takim i posaçëm për Strategjinë e Ujërave, në të cilin do të identifikoheshin gjitha çështjet që kanë nevojë për sqarim dhe koordinim.
- Me kërkesë të Zëvendës Kryeministrit u vendosë që Sekretariati i TFU-së të përpilojë një raport gjysmë vjetor për Qeverinë e që do të raportonte mbi progresin në sektorin e ujërave (duke u bazuar në veprimet e TFU-së).
- Takimi i ardhshëm të vendoset me Zëvendës Kryeministrin dhe të njoftohen anëtarët e Task Forcës përkatës.