Shënimet dhe Vendimet nga Takimi i Dytë i Task Forcës së Ujërave (TFU)

22 dhjetor 2009

Pjesëmarrës:


- Zëvendës Kryeministri Hajredin Kuqi, Kryesues
- Emin Krasniqi, Zëvendës Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor
- Raif Elezi, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal
- Menderes Ibra, Këshilltar Politik, Ministria e Ekonomisë dhe Financave
- Guido Beltrani, Zëvendës Drejtor, Zyra Zvicerane për Bashkëpunim
- Premtim Islami, Zyrtar për Projekte, KfW
- Driton Qehaja, Koordinator i Task Forcës
- Baton Begolli, Këshilltar për Politika Ujore, Task Forca e Ujërave
- Skënder Agolli, Këshilltar për Ndërmarrje Ujore, Task Forca e Ujërave
- Kushtrim Istrefi, Këshilltar Politik, Zyra e Zëvendës Kryeministrit Kuqi
- Lendita Ajeti, Përkthyese

Zëvendës Kryeministri Kuqi hapi takimin duke uruar në ecurinë e mirë të konferencës së ujërave. Ai njoftoi se ka dëgjuar se ka pas diskutime konstruktive dhe rekomandime të dobishme. Ai mirëpriti mbajtjen e konferencave të tilla që rezultojnë me çështje konkrete mbi të cilat po veprohet në këtë takim. Gjithashtu, u zotua se do të ketë përcjellje të këtyre rekomandimeve, dhe informoi se Task Forca e Ujërave mirëpret propozimet konkrete të cilat do të adresohen nga Ministritë direkt (aty ku ju takon vetëm atyre) dhe Qeverisë (përmes Task Forcës) për çështje ndër-institucionale me ndikim më të gjerë.

Edhe njëherë u zotua të shfrytëzojë Task Forcën e Ujërave për  të shtyrë politikat që do të përmirësojnë sektorin e ujërave, dhe falënderoi qeverinë Zvicerane për përkrahjen e TFU-së dhe në zhvillimin e politikave, si dhe Këshilltarët për punën e ndërmarr deri më tani.

Më pas, ai iu dha fjalën këshilltarëve për të prezantuar mbi rekomandimet nga Konferenca e Ujërave 2009 dhe propozimet për veprim nga Task Forca e Ujërave.

Prezantimet mbi rekomandimet nga sesioni i parë – Investimet në sektorin e ujërave (nga Baton Begolli, këshilltar për politika ujore)

1. Kompletimi i kornizës ligjore dhe përshtatja me direktivat e EU-së
Pjesëmarrësit u njoftuan që kjo ishte rekomandimi kryesor nga konferenca, pra nevoja për të përmirësuar dhe kompletuar kornizën ligjore në mënyrë që të realizohet një mjedis më i përshtatshëm për investime, si dhe të harmonizohen ligjet (ekzistuese dhe të reja) me direktivat e BE-së. Propozimet në vijim iu propozuan TFU-së dhe u miratuan.

U vendos që:

1. MMPH në bashkëpunim me aktorët tjerë relevant (këshilltarët e TFU, MEF, ZRrUM, MAPL, MBPZhR, MSh, MTI, MEM, MD, MPB, donatorët, KRU-të) të:
- Shqyrton gjithë legjislacionin aktual që ndërlidhet me ujëra, nga aspekti i konsistencës ndër-legjislative dhe përputhjes me direktivat e EU për ujëra.
- Propozon modifikimet (amandamentimet) e nevojshme për të siguruar efektshmëri legjislative.
- Përgatit planin legjislativ për nevojat ligjore tjera në pajtueshmëri me Acquis të ujërave.

2. Këshilltarët e Task Forcës së Ujërave të angazhojnë një ekspert të administratës publike i cili do të bëjë:
- Identifikimin e arsyeve të ngecjeve në zbatueshmërinë dhe implementim e ligjit;
- Përgatitjen e një plani veprues për tejkalimin e këtyre pengesave;
- Përpilimin e një modeli për monitorimin permanent të sistemit të legjislacionit në sektorin e ujërave në Kosovë;
- Propozojë të gjeturat për vendim-marrje Qeverisë, përmes TFU-së
- Zëvendës Kryeministri aprovoi edhe propozimet për veprim për dy rekomandimet në vijim.

2.    Koordinimi në nivelin-ndërministror
U vendos që:
Këshilltarët e TFU-së në koordinim me Ministritë relevante dhe me mundësi të përkrahjes së donatorëve të shqyrtojnë/analizojnë mbarështimin (aranzhimin) ndër-institucional nga pikëpamja e konsistencës, efektshmërisë dhe efikasitetit, që do të përfshinte:
- Propozimin e modifikimeve për të përmirësuar perfomancën e sektorit të ujërave, përputhshmërinë dhe zbatimin, gjithnjë nga aspekti institucional;
- Organizimin e një tryeze të rrumbullakët (punëtori) të prezantohen propozimet për veprim të mëtejmë.

3. Përpilimi i planit investiv

U vendos që:

MMPH në koordinim me Këshilltarët e Task Forcës së Ujërave dhe Ministritë relevante dhe me përkrahje të donatorëve të ndihmojnë në analizimin e nevojave të sektorëve të ndryshëm për ujë dhe të përgatitet një plan menaxhues për kërkesa (t’ujit) që do të përfshin masat ekonomike dhe të kursimit të ujit. Ky dokument të jetë udhërrëfyes për strategjinë e ujërave të udhëhequr nga MMPH.

4. Involvimi i sektorit privat
Pjesëmarrësit u informuan se kërkesat për investime në sektorin e ujërave tejkalojnë mundësitë e buxhetit të Kosovës . prandaj pjesëmarrësit e konferencës identifikuan nevojën e përfshirjes së sektorit privat. Kjo u përkrah edhe nga zëvendës Kryeministri i cili potencoi se edhe ai kishte theksuar këtë çështje në fjalimin e tij. Gjithë pjesëmarrësit u pajtuan në nevojën për të shqyrtuar këtë mundësi, andaj

U vendos që:

Ministria e Ekonomisë dhe Financave me përkrahje të Këshilltarëve të Task Forcës dhe donatorëve, të krijojë një grup punues që do të:
- analizojë legjislacionin për përfshirjen e sektorit privat në industrinë e ujërave, dhe të bëhen plotësimet përkatëse;
- analizojë procedurat administrative për përfshirjen e sektorit privat në industrinë e ujërave, dhe të përgatiten kushtet që promovojnë pjesëmarrjen e sektorit privat në këtë industri; dhe
- përgatit një Doracak për Investime në sektorin e ujit i cili do t’i informonte investitorët potencial për kushtet dhe procedurat e investimeve ujore në Kosovë.

5. Zhvillimi i kapaciteteve
Pjesëmarrësit e takimit u njoftuan shkurtimisht mbi fenomenin e “rrjedhjes së diturisë” (për shkak të largimit të stafit nga institucionet) si dhe mungesën e ekspertëve për drejtime specifike të ujërave. Nevoja për zhvillimin e kapaciteteve përmes drejtimeve/programeve të reja, bashkëpunimit mes MMPH dhe MAShT për ët mundësuar punimet e ‘master’ dhe doktoraturave në çështje ujore u dhanë si opsione. Zëvendës Kryeministri Kuqi përkrahu këtë dhe gjithashtu përmendi mundësinë e përkrahjes së studentëve për mësime jashtë në këso lloj drejtimesh. Po ashtu, zëvendës Ministri Krasniqi mirëpriti mundësinë e zhvillimit të kapaciteteve dhe pranoi se lëvizjet e stafit ndikojnë sidomos tek MMPH. Ai pranoi se MMPH mirëpret iniciativën e themelimit të TFU-së dhe propozimet që po dalin nga takimet, si dhe nevojën për të promovuar  zhvillimin e politikave dhe bashkëpunimin ndër-institucional gjithashtu. Ai përshëndeti bashkëpunimin me Këshilltarin e Politikave Ujore në këto çështje.

U vendos që:

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të udhëheq procesin, në bashkëpunim me MAShT dhe aktorët tjerë relevant të sektorit të ujërave për të:

- Identifikuar kuadrot/drejtimet deficitare;
- Përgatitur një program veprimi në lidhje me programet mësimore dhe opsionet e mundshme përmbajtësore në bazë të nevojave në sektorin e ujit, p.sh. bachelor/master në Menaxhim të projekteve investive, Menaxhim Mjedisor, Shkenca Mjedisore, etj.
- Përgatitur një program bashkëpunimi në mes të MMPH dhe MASHT, që studimet e doktoraturës të shfrytëzohen për projektet e caktuara ta studimeve në sektorin e ujit.
- Vlerësuar koston e programeve të tilla dhe të identifikuar institucionet e interesuara për bashkëpunim dhe përkrahje.
- Vendosur mekanizma stimulues për universitetet / kolegjet private në hapjen e drejtimeve të tilla!
- Establish stimulus mechanisms for universities (public and private) to open such departments!
- Prezantimi mbi rekomandimet nga sesioni i dyte - Përmirësimi i mbikëqyrjes së Kompanive Rajonale të Ujësjellësve nga ana e Bordeve të Drejtorëve përmes aplikimit të Marrëveshjes/Kontratës për Performancë (nga Skënder Agolli, Këshilltar për Ndërmarrje Ujore)

6. Implementimi i Marrëveshjes për Performancë
Pjesëmarrësit u informuan për rëndësinë e Marrëveshjes për Performancë si një instrument shume i dobishëm dhe me vlerë për monitorim kualitativ te Kompanive Regjionale të Ujësjellësve. Kjo iniciativë u mbështet prej Zëvendës Kryeministrit Kuqi dhe nga të gjithë pjesëmarrësit tjerë. ZKM Kuqi theksoi rëndësinë e involvimit direkt të Zyrës Rregullatore për Ujë dhe Mbeturina/ZRrUM në këtë proces dhe kërkoi për kontributin e MAPH në këtë çështje, si pale me interes e cila është e rëndësishme në sektorin e ujërave.  Zëvendës Ministri Elezi po ashtu kërkoi që MAPL të jetë e informuar në lidhje me këtë çështje.

U vendos që:

Ministria e Ekonomisë dhe Financave në bashkëpunim dhe koordinim me këshilltarët e TFU-së të përgatisin draft Marrëveshjen për Performancë deri në fund të Janarit 2010, dhe të vendosin për:

- Kohëzgjatjen e vet Marrëveshjes,
- Caktimin e afatit të implementimit,
- Përcaktimin e indikatorëve adekuat të performancës; si dhe
- Zhvillimin e skemave të stimulimit në rast të përmbushjes dhe tejkalimit të caqeve të paracaktuara.

Çështje tjera:

- Zotëri Beltrani kërkoi që të ketë një mekanizëm përcjellës (raportim) në propozimet për veprim në takimet e ardhshme të Task Forcës së Ujërave. Të gjithë u pajtuan.

Takimi i ardhshëm: 22 Mars 2010, për nderë të Ditës Botërore të Ujërave